“Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse. Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Mallrat e padeklaruara, Dogana thotë se janë konfiskuar, ndërsa kanë treguar se ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore”, thuhet në njoftimin e tyre për medie.