Gjatë vizitës së saj në Shkodër, Osmani do të vizitoj Muzeun “Marubi”, si dhe në Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim me përfaqësues të komuniteteve fetare. Vizita e saj do të vazhdojë me një takim me gratë intelektuale shkodrane.

Në përmbyllje të vizitës, është paraparë edhe një Koncert Festiv në sheshin pranë Bashkisë së Shkodrës, aktivitet që mbahet në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë.