By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Rama ka futur kryeqytetin në krizën më të rëndë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Rama ka futur kryeqytetin në krizën më të rëndë
Lajme

Sveçla: Rama ka futur kryeqytetin në krizën më të rëndë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/27 at 5:22 PM
Kosova Times Published November 27, 2025
Share
SHARE

Gëzim Sveçla, nga LVV, ka kritikuar të parin e kryeqytetit për, siç u shpreh ai, keqmenaxhim të jashtëzakonshëm të buxhetit të komunës.

 

“Jemi këtu, sepse qyteti është bllokuar, shërbimi ka rënë, sepse punëtorët kanë mbetur pa paga, sepse autobusët janë ndalur, sepse një kryetar i papërgjegjshëm e ka çuar administrimin komunal në nivelin zero”, ka deklaruar Sveçla.

Ai theksoi se Përparim Rama për muaj të tërë ka qarë nëpër studio televizive duke akuzuar qeverinë për bllokim të të hyrave vetanake, por, shtoi ai, “vetëm kur punëtorët e Trafikut Urban dolën në rrugë, kur autobusët ndaluan qarkullimin, kur qyteti u bllokua, atëherë  e kuptoi që bartja e mjeteve nuk bëhet në studio televizive, por bëhet këtu në Kuvendin Komunal”.

“Ne asamblistët e LVV-së do ta votojmë bartjen e mjeteve, jo për ta shpëtuar Përparim Ramën por për t’i ndihmuar Prishtinës nga zullumi i Përparim Ramës,. Votojmë sepse kemi detyrim ndaj qytetit, sepse punëtori i Trafikut Urban nuk është fajtor për paaftësinë e Përparimit, sepse pensionisti e studenti që pret autobusin në stacion nuk duhet të paguajë çmimin e dështimeve të Përparimit, buxheti i Prishtinës nuk është mjet i pazareve politike, është instrument i shërbimeve publike”, ka deklaruar Sveçla.

Rafuna: Vendimi për buxhetin hap i domosdoshëm për Prishtinës

Jeta Rafuna, nga LDK-ja, tha se  jemi para një vendimi të rëndësishëm për funksionimin e kryeqytetit. Ajo tha se vendimin për bartjen e mjeteve buxhetore nga vitit 2024 në vitin 2025, nuk është thjesht një vendim teknik.

Sipas saj, është një hap i domosdoshëm për të ruajtur vazhdimësinë e projekteve tona dhe për të siguruar që asnjë qytetar i Prishtinës të mos mbetet peng i vonesave të imponuara.

Ajo shtoi se bartja e mjeteve është mjet ligjor për të garantuar që investimet tona të vazhdojnë pa ndërprerje.

“Ne nuk po bartim vetëm mjete financiare. Ne po bartim përgjegjësi, planifikim, vazhdimësi  dhe besimin e qytetarëve që na votuan për të përfunduar punët e nisura. Kjo bartje nuk është luks, është domosdoshmëri. Nëse nuk e miratojmë, projektet mbeten të ngrira, kontratat rrezikohen e mbi të gjitha qytetarët humbin”, ka theksuar Rafuna.

Zabergja paralajmëron krizë sociale në kryeqytet për shkak të mosmiratimit të buxhetit

Endrit Zabergja nga Nisma Socialdemokrate ka paralajmëruar një krizë sociale në kryeqytet për shkak të mungesës së mjeteve për funksionalizimin e shërbimeve bazike për qytetarët.

Në një deklaratë, ai tha:“Jemi para një krize sociale, pa mjete për t’i funksionalizuar shërbimet bazike të qytetarëve. Nëse marrim historikun dhe ta shohim këtë pikë siç është trajtuar në kryeqytet, kjo është hera e gjashtë që po e trajtojmë edhe buxhetin edhe bartjen”, tha ai

Zabergja theksoi se pasojat e mosmiratimit të buxhetit ndjehen drejtpërdrejt tek qytetarët:

“Ai grusht votash zot qytetarëve po iu kushton me mungesën e transportit publik, me fëmijët tanë pa çerdhe e shkolla, me kontrata të dështuara e me mungesë pagash”.

Ai u bëri thirrje partive që të bëjnë betejat politike ndryshe, pa dëmtuar qytetarët.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times November 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

UGSH reagon ndaj vendimit të autoriteteve kufitare greke për shpalljen e gazetarit Artan Hoxha si person i padëshirueshëm

Kosova Times Kosova Times November 24, 2025
Gjysmë ore pritje për të hyrë në Kosovë në Merdare
Kurti priti pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar ‘Ulpiana’
Senatorët amerikanë kërkojnë veprime pas sulmit brutal të Rusisë në Kiev
Prigozhin duket se po planifikon të marrë kontrollin e Rusisë së drejtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?