“Sot zemrat tona rrahin më fort, sepse kujtojmë ditën kur u ndez përjetësisht drita e lirisë shqiptare. Flamuri ynë i shenjtë na kujton se jemi një komb me shpirt të madh, të kaluar në sakrifica të shumta, por me krenarinë e pathyer”, shkruan Kamberi.

Ai uroi që flamuri kombëtar të valojë në çdo shtëpi dhe në çdo zemër shqiptare, duke theksuar se uniteti dhe dinjiteti janë rruga drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj.

“Urime festa më e madhe e kombit! Gëzuar Ditën e Flamurit!”, përfundon urimi i tij.