Arrestimi është kryer pas informacioneve të siguruara nga njësia e inteligjencës e Stacionit Policor “Qendra”, e cila kishte identifikuar aktivitetet e dyshuara të personit në fjalë. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 54 thika, 14 boksa metalikë dhe 2 shufra metalike.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”. Ai është ndaluar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.