By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Radio Bulgaria, uron Pavaresin, kujton Doktor Ivan Seliminiski – mik i Naum Veqilharxhit dhe i Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Radio Bulgaria, uron Pavaresin, kujton Doktor Ivan Seliminiski – mik i Naum Veqilharxhit dhe i Shqipërisë
Lajme

Radio Bulgaria, uron Pavaresin, kujton Doktor Ivan Seliminiski – mik i Naum Veqilharxhit dhe i Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/28 at 4:02 PM
Kosova Times Published November 28, 2025
Share
SHARE

113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Gëzuar Ditën e Flamurit!

 

oktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të emigrojnë pothuaj në të njëjtën kohë, të njihen me lëvizjen revolucionare në Evropë dhe më pas të marrin pjesë aktive në luftën e popujve ballkanikë për liri e çlirim kombëtar.

Në vitet 30 të shekullit të 19-të, edhe pse me hapa të ngadaltë, filloi zhvillimi i marrëdhënieve kapitaliste në trojet shqiptare dhe shpërthyen shkëndijat e para të vetëdijes kombëtare borgjeze tek shqiptarët.

Përfaqësuesi i parë i këtyre ideve në Shqipëri bëhet Naum Panajot Bredhi, i njohur si Naum Veqilharxhi. Ai lidhet ngushtë me lëvizjen revolucionare dhe në vitin 1821 merr pjesë direkt në betejat kundër zgjedhës otomane. Pas tyre, Veqilharxhi fillon një veprimtari të gjerë iluministe në Shqipëri. Aktiviteti i tij patriotik pritet me keqdashje nga klerikët ortodoksë grekë, nga rrethet shoviniste greke e përkrahësit e tyre. Pikërisht ndërkohë që prijësit shqiptarë quanin idetë e Veqilharxhit “fantazi të kota”, patrioti i shquar bullgar doktor Ivan Seliminski i jep atij dorën miqësisht.

Pikturë e Naum Veqilharxhit nga Ramadan Karanxha nga viti 1978

FOTO: Facebook / Muzeu i Arsimit-Mësonjëtorja e parë shqipe-Museum of Education

Doktori Ivan Seliminski lindi në qytetin e vogël të Slivenit në vitin 1799. Ai është ndër luftëtarët më të spikatur të Rilindjes Kombëtare Bullgare, organizator i talentuar, mjek dhe aktivist, i cili ka lënë kujtime të ndritura në historinë e popullit shqiptar.

Doktor Ivan Seliminski është njeri dinamik, i mprehtë dhe i hollë, me qëndrime përparimtare. Ai është i pari filozof materialist, propagandist i ideve të iluminizmit francez. Ivan Seliminski nuk është një shkencëtar konservativ, por njeri i hapur ndaj ideve të reja; që e inkuadron atë në kampin e luftëtarëve për të drejta dhe liri. Në vitin 1821 është midis kryengritësve grekë. Më pas hap një shkollë bullgare në qytetin e tij të lindjes Sliven, ku lufton trimërisht për arsimimin e bashkatdhetarëve të vet.

Duke përdorur eksperiencën e lëvizjeve kombëtare greke dhe italiane, Ivan Seliminski themeloi një organizatë të fshehtë për përgatitjen e kryengritjes së armatosur të përgjithshme. Pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1828–1829 ai organizoi largimin e 25 mijë bullgarëve për në Besarabi për t’i shpëtuar nga masakra turke.

Studimet e larta për mjekësi i përfundoi në Itali dhe në vitin 1845 u kthye në Vllahi, ku zhvilloi një veprimtari të gjerë shoqërore dhe shkencore.

Doktori Seliminski ndjek nga afër dhe luftën e popujve ballkanikë, duke besuar thellë në shkatërrimin e perandorisë osmane. Sipas tij, marrëdhëniet e popujve ballkanikë duhet të ndërtohen mbi bazën e barazimit politik, drejtësisë dhe përparimit ekonomik. Në programin e tij një vend të veçantë zë edhe populli shqiptar. Qëndrimet e përbashkëta dhe interesat e njëjta e afrojnë doktor Seliminskin me patriotin Naum Veqilharxhi. Fryti i parë i këtij bashkëpunimi është apeli drejtuar nga Veqilharxhi në vitin 1846 gjithë shqiptarëve ortodoksë të pasur dhe me kulturë. Ky apel është edhe dokumenti i parë programor në historinë e lëvizjes për çlirim kombëtar të shqiptarëve dhe trajton problemet kryesore të ngritjes së vetëdijes kombëtare. Në të thuhet se sundimi i huaj ka penguar shekuj me radhë zhvillimin e popullit shqiptar, me anë të injorancës së përgjithshme dhe arsimimit të huaj. Që të parandalohet kjo prapambetje, duhet të hapen shkolla të reja, me mësimdhënie në gjuhën amtare, sepse gjuha ka rol parësor në formimin e kulturës – thotë me fjalë të zjarrta Veqilharxhi. “Vetëm nëpërmjet arsimit në gjuhën amtare populli shqiptar mund të arrijë popujt e tjerë më të qytetëruar” – shton ai.

Dr. Ivan Seliminski

FOTO: BTA

Ne kopjen origjinale të këtij dokumenti, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare Bullgare “Shën Kiril dhe Metodi” doktor Seliminski ka shënuar: “Letrën e mëparshme dhe apelin i shkrova me lutjen e shokut tim Naum Veqilharxhi nga Vithkuqi i Shqipërisë, shpikësit të shkronjave me të reja shqiptare.

Apeli në fjalë shpreh qëndrimet e dy rilindësve – Naum Veqilharxhit dhe doktorit Seliminski. Me sa duket ai është fryt i diskutimeve të gjata miqësore midis të dyve, në të cilat ata njiheshin dhe pajtoheshin në mendimet mbi gjendjen e popullit shqiptar.

Gjatë luftës së Krimesë në vitet 1853-1856 Seliminski mbodhi vullnetarë bullgarë dhe u paraqit në komandën ruse për të ndihmuar. I diziluzionuar nga lufta, doktor Seliminski vazhdoi veprimtarinë e tij iluministe në Brailë, duke punuar për zgjidhjen e çështjes së kishës bullgare.

Doktor Seliminski vdiq në një manastir pranë qytetit Izmail në vitin 1867. Meritat e tij për rilindjen bullgare janë të mëdha, kurse një pjesë të zemrës së vet ai i kushtoi popullit shqiptar./Radio Bulgaria

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times November 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Behluli: Procesi i liberalizimit do të ketë ndikim në industrinë e qumështit dhe mishit

Kosova Times Kosova Times December 6, 2023
Vranë djalin dhe tentuan t’a fshehin si aksident, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit
Vuçiq: Nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në takim me Kurtin
Aksident mes tri veturash në Leposaviq, lëndohen dy persona
KEK me çokollatë, klasik dhe i papërmbajtshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?