By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koalicionet parazgjedhore, nesër përmbyllet afati për partitë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Koalicionet parazgjedhore, nesër përmbyllet afati për partitë
Uncategorized

Koalicionet parazgjedhore, nesër përmbyllet afati për partitë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/29 at 3:02 PM
Kosova Times Published November 29, 2025
Share
SHARE

Subjektet politike kanë kohë vetëm deri nesër kur është edhe data e fundit siç e ka përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të deklaruar koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

 

Po ashtu, deri nesër është edhe afati për certifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje e gjithashtu është edhe i fundit afat kur partitë politike që nuk duan të bëhen pjesë e procesit të parakohshëm zgjedhor të deklarohen se nuk duan të jenë pjesë e garës.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që tha se të tria këto afate do të përfundojnë më 30 nëntor në ora 23 e 59 minuta.

Elezi tha se partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të plotësojnë online formularin e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Deri më 30 nëntor subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi për RTKlive.

Ndërkohë ka sqaruar se partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në për këtë mënyrë të përfaqësimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si garë e parakohshme zgjedhore.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025”, ka sqaruar tutje Elezi.

Ai thekson se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike.

“Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, sqaroi tutje zëdhënësi i KQZ-së.

Ndërkohë, Elezi ka treguar për një tjetër afat, atë për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, afat ky që ka nisur të rrjedhë nga 24 nëntori dhe do të përfundojë më 7 dhjetor.

“Deri më 7 dhjetor 2025 subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, tha Elezi për RTKlive.

 

You Might Also Like

Avokati i Beogradit pretendon: BIA e përfshirë në vdekjen e Slavko Aleksiçit për shkak të rolit të Vuçiçit në “Sarajevo Safari”

Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda

Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë

Zbulohen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Jarinjë

Pritja e mërgatës nga Osmani, Haziri thirrje presidentes: Respekto këto 10 ditë fushatë

Kosova Times November 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku shpalos programin e LDK-së në Gurrakoc të Istogut

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Haxhiu: Nuk do të tolerojmë asnjëlloj dhune të burrit ndaj gruas
U godit me thikë nga një 24-vjeçar në Britani, ndërron jetë pas 8 ditësh i riu shqiptar
Zelensky i kërkon G7-s të izolojë plotësisht Rusinë
Me granatë bllokoi autostradën dhe kërkoi mbylljen e çështjes penale kundër tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?