By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fitorja e parë me drejtësinë ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fitorja e parë me drejtësinë ndërkombëtare
Lajme

Fitorja e parë me drejtësinë ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/11/30 at 9:51 PM
Kosova Times Published November 30, 2025
Share
SHARE

Rastet e dyshuara për krime lufte në Kosovë, që nga viti 1999 janë trajtuar në formë të ndryshme nga organet e drejtësisë, kryesisht ato ndërkombëtare.

 

Fillimisht me këto raste u mor administrata e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila pas luftës shtriu sistemin e saj të drejtësisë në Kosovë. E më pas edhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, me seli në Hagë të Holandës, e themeluar nga Kombet e Bashkuara. Më tej raste të shumta u trajtuan edhe nga drejtësia e Bashkimit Evropian, përmes misionit të EULEX-it.

Dy dekada më parë, pikërisht më 30 nëntor të vitit 2005, Fatmir Limaj e fitoi betejën e parë me drejtësinë ndërkombëtare. Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇK-së, nga akuzat për krime lufte. Fatmir Limaj aso kohe deputet në legjislacionin e parë të Kuvendit të Kosovës dhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, u arrestua nga Tribunali i Hagës në shkurt 2003 nën akuzat për krime lufte, të cilat u hodhën poshtë në një proces gjyqësor të gjatë dhe sfidues.

Betejën në Tribunalin e Hagës e fitoi edhe Ramush Haradinaj. Procesi ndaj tij dhe Lahi Brahimajt, nisi më 17 nëntor të vitit 2004 dhe u përmbyll më 29 nëntor të vitit 2012. Gjykimi që u quajt maratonik për kohëzgjatje, dëshmoi dhe vërtetoi të drejtën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar dekada, drejtësia ndërkombëtare vazhdon të mbetet sfidë për Kosovën. Pas Tribunalit të Hagës, aktualisht ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po gjykohen në Gjykatën Speciale, të krijuar enkas për të hetuar krimet e pretenduara ndaj ish ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Ndërkohë në mesin e dëshmitarëve të mbrojtjes ë Thaçit që u paraqitën në Hagë ishin kryesisht zyrtarë të lartë perëndimorë me njohuri të drejtpërdrejtë të ngjarjeve. Aty u përfshin ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, dhe gjenerali amerikan në pension, Welsley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Ndonëse Dhomat e Specializuara të Kosovës, edhe më tej, nuk kanë përcaktuar një datë të saktë se kur do të shpallet vendimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bazuar në rregullat,  një vendim do të duhej të merret brenda tre muajsh pas përmbylljes së procesit.

Ndonëse mbetet në duart e gjyqtarëve, janë edhe afatet kohore, që parashohin se pas deklaratave përmbyllëse, që pritet të jenë më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, gjykatësit obligohen që në afat prej 90 ditëve të marrin një vendim dhe ta shpallin ate.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash mesatare

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm

Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Kosova Times November 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden dhe Trump u dërguan mesazhe të ndryshme Krishtlindjeve amerikanëve Hina | një orë më parë 08:22, 26 dhjetor 2024

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Diskutim për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Ish-presidenti Sarkozy humb apelin në rastin për korrupsion
Seuli paralajmëron se do ta godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor
Drejtësi e vonuar për krimet e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?