By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit
Uncategorized

Mijëra qytetarë i japin lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

Kosova Times
Last updated: 2025/11/30 at 9:53 PM
Kosova Times Published November 30, 2025
Share
SHARE

Këngëtarit të njohur Shpat Kasapi iu dha sot lamtumira e fundit në Tetovë, pas vdekjes së tij të papritur të mërkurën në Itali si pasojë e një sulmi kardiak. Mijëra qytetarë nga gjithë hapësira shqiptare, familjarë, miq, artistë dhe përfaqësues të jetës politike e fetare u mblodhën për t’i bërë nderimet e fundit.

 

Ceremonia e varrimit u mbajt në varrezat e qytetit të Tetovës, ku kortezhi mortor me arkivolin e mbuluar me flamurin kombëtar kaloi përgjatë sheshit kryesor, nën duartrokitjet dhe lotët e qytetarëve.

Para varrimit, në Qendrën për Kulturë në Tetovë u organizuan homazhe dhe një mbledhje komemorative. Kolegë dhe bashkëpunëtorë të Shpat Kasapit kujtuan me dhimbje momentet e shumta të përbashkëta.

Këngëtarja Big Mama, e prekur nga humbja, tha se me Shpatin kanë ndarë ëndrrat e përbashkëta.

“Sot jam në këtë skenë që për ne të dy nuk ka qenë thjesht skenë. Ka qenë fillimi ynë, vendi ku kemi marrë frymë si fëmijë e si artistë, ku kemi ndarë ëndrra, frikë dhe gëzim”, tha ajo.

Edhe Arif Ziberi, vokalist i grupit “Elita 5”, kujtoi buzëqeshjen e tij karakteristike. “Shpati ka qenë një djalë gjithmonë i buzëqeshur, një djalë që të gjithë e kanë dashur”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha se qyteti ka humbur një artist të madh dhe një njeri të mirë. “Kjo ngjarje na ka pikëlluar të gjithëve, sepse Shpati përfaqësonte vlerat më të mira të komunitetit tonë”.

Në emër të familjes, motra e tij, Jehona Kasapi, mbajti një fjalim emocional.

“Shpat, shpirti i motrës, ti linde me yll në ballë. Ishe njeri me zemër të bardhë, i butë e fisnik. Ndjeje hallet e të tjerëve me empati dhe gëzoheshe me lumturinë e tyre”, tha ajo.

Për nder të këngëtarit, Komuna e Tetovës ka shpallur të hënën ditë zie në gjithë  territorin e saj.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu në territor

Policia në veri gjen sërish armë e municion

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

Kosova Times November 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

MPB-ja konfirmon: Katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë ndaluar, një i ndaluar

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Një student (24) u shpërfytyrua nga një kirurg i rremë: Ai shkoi për të transplantuar mjekrën e tij dhe i merr vetes jetën kur pa fytyrën e tij të re
AAK kritikon qeverinë për mospërfillje të kërkesave buxhetore për 2024
Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?
Marshimi në Zveçan – provokim i radhes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?