By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tranzicioni i pushteteve në veri, mundësi e largimit të masave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tranzicioni i pushteteve në veri, mundësi e largimit të masave
Lajme

Tranzicioni i pushteteve në veri, mundësi e largimit të masave

Kosova Times
Last updated: 2025/11/30 at 9:48 PM
Kosova Times Published November 30, 2025
Share
SHARE

Fundjava e ardhshme pritet ta përmbushë kushtin kryesor të Bashkimit Evropian për heqje të masave, e që është evidentuar edhe në draftin e konkluzioneve për zgjerim.

 

Më 5 dhjetor, është planifikuar që kryetarët e rinj serbë të komunave të veriut, t’i marrin mandatet. Të gjitha seancat në komunën e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut janë caktuar në të njëjtën kohë, në orën 11:00, të thirrur nga kryetarët e Listës Serbe.

Tranzicioni i pushteteve në veri të Republikës po shihet si mundësi e largimit të mëtejmë të masave që Bashkimi Evropian i kishte vendosur Kosovës.

Madje edhe në takimin që pritet të mbahet në dhjetor, ministrat evropianë të BE-së do të rikonfirmojnë se heqja e mëtejshme e masave ndaj Kosovës do të ndodhë pas tranzicionit të rregullt të qeverisjes lokale në veri të vendit dhe pas një procesi të vazhdueshëm të deskalimit.

Kjo qëndron në draftin e konkluzave që pritet të miratohen në fund të takimit, derisa një kapitull i veçantë i këtyre konkluzave i kushtohet procesit zgjedhor në vend.

Lidhur me këtë analistet politik ne vend thonë se vendosja e këtyre masave nga BE-ja ndaj Kosovës  ka qenë  të padrejtë dhe të dëmshme. Por që largimi i tyre sipas njohësve të politikës, do të ishte një mbështetje dhe shtytje drejt rrugës evropiane.

“Largimi i tyre i menjëhershme do të ishte një mbështetje për Kosovën në këtë rrugë. Unë konsiderojë se veriu i Kosovës tashmë është në një situatë komplet tjetër dhe rrethanat të sigurisë atje janë tërësisht ndryshe. Bashkimi Evropian duhet të trajtoj me seriozitet nevojën që të largohen masat që të hapen rrugët procesit integrues të Kosovës sikundër edhe t’i jepet mësimi i duhur që demokracia është e vetmja formë e implementimit të vullnetit të qytetarëve në tërë territorin e Republikës”, tha Dorajet Imeri, analist

Në pjesën veriore të Kosovës, Lista Serbe, fitoi zgjedhjet  lokale në katër komuna. Pjesëtarë të Listës serbe nëpër kohë kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri dhe ndikimin që ka presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në këtë subjekt politik është i madh.

Ndaj nga këndvështrimi i analistëve politikë, institucionet e Kosovës do të duhet të kenë kujdes në qasje në mënyrë që BE mos e  përdorë si argument për vazhdimin e masave ndaj vendit.

“Qasja destruktive e Listës Serbe është e dritur dhe nuk mund të presim atje asgjë të mirë prej saj. Mirëpo ndikimi i saj negativ duhet të minimizohet dhe të mos shndërrohet në një argument që BE pastaj ta sanksionoi shtetin e Kosovës për shkak të ndonjë qasje jo të duhur. Pra duhet të ketë diplomaci dhe inteligjencë politike të nivelit më të lartë”, tha Artan Muhaxhiri, analist.

Analistët vënë në pah se heqja e plotë e masave,  do të forconte pozitën ndërkombëtare të Kosovës në proceset integruese, derisa thonë se me Listën Serbe që rikthehet në udhëheqje lokale dhe me historikun e ndikimit të Beogradit mbi këtë subjekt politik, Kosova përballet me sfidën e gjetjes së një balance mes sundimit të ligjit, stabilitetit në terren dhe ruajtjes së partneritetit me BE-në.

You Might Also Like

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Kosova Times November 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE: Po presim përfundimin e hetimeve për Banjskën nga autoritetet e Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Sekuestrohet në Prishtinë një automjet i tipit `Ferrari`
Portieri i kombëtares së Egjiptit vdes pasi qëndroi në koma për disa ditë
Fury i jep 48 orë afat Joshuas për të vendosur
Lëvizja Vetëvendosje: Faleminderit shumë për gjithë përkrahjen nga zemra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?