By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Byrek grek pa kore që mund të përgatitet për 5 minuta
December 22, 2025
Horoskopi ditor për 22 dhjetor 2025
December 22, 2025
Trump iu bashkua eventit me telefon me ftesë të të birit dhe tha: “Nëse nuk mban një fjalim të mirë, do ta çoj në ferr”
December 21, 2025
Kurti në Pejë premton investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe mbrojtje
December 21, 2025
AAK vazhdon fushatën në Pejë, Haradinaj bën thirrje për dalje në zgjedhje
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”
Lajme

“Diaspora në qendër të betejës politike: polemikat rreth qendrave alternative të votimit”

Kosova Times
Last updated: 2025/12/01 at 8:34 PM
Kosova Times Published December 1, 2025
Share
SHARE

Mënyra e votimit të diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ka hapur një përballje të re mes partive politike. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka miratuar ankesën e LDK-së kundër hapjes së qendrave alternative të votimit në diasporë.

 

Argumentet e LDK-së ishin që hapja e këtyre qendrave tejkalon procedurat e parashikuara dhe mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor. Kjo nxiti reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, sipas të cilës po pengohet votimi i diasporës.

“LDK paraqet ankesë në PZAP për të kundërshtuar këtë lehtësim për diasporën. PZAP e miraton ankesën e LDK-së. Me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra po shihet që po bën çmos që ta pengojë”, ka shkruar ministri në detyrë i financave,  Hekuran Murati.

Mirëpo i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, akuzoi Vetëvendosjen se po synon të manipuloj procesin zgjedhor në diasporë. “Sekti i Vetëvendosjes nuk e do këtë. Ata duan të manipulojnë. T’i printojnë vetë fletëvotimet. T’i mbushin vetë. T’i manipulojnë votat vetë. Të prodhojnë rezultatin që s’e marrin dot me besimin e qytetarëve”, ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ndërkaq, ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i bëri thirrje diasporës që të shfrytëzojë të drejtën e saj për votë.

“Bashkatdhetarë të dashur, roli juaj për Kosovën ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm, dhe mbetet i tillë edhe sot”, tha Memli Krasniqi.

Mirëpo, sipas Mimoza Kusarit, votimi i diasporës kosovare jashtë ambasadave dhe konsullatave është praktikë e aplikuar edhe në vendet e BE-së. Kusari ka dhënë shembuj se si Turqia, Rumania, Kroacia dhe Moldavia e mbështesin fuqishëm këtë formë të votimit.

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë se presin plotfuqishmërinë e vendimit të PZAP-së, cilido qoftë ai, për ta zbatuar.

“Siç mund ta vëreni, në fund të këtij vendimi ka këshillë juridike, që do të thotë se ndaj tij lejohet ushtrimi i ankesës në Gjykatën Supreme. Si çdoherë, KQZ pret plotfuqishmërinë e vendimit, cilado qoftë ajo, për ta zbatuar atë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Tutje Elezi bëri të ditur se nga 26 nëntori deri më 30 nëntor, në platformën elektronike të KQZ-së kanë pranuar 24 mijë e 500 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës.

Nga organizata “Germin” thonë se përplasjet për mënyrën e votimit të diasporës janë më shumë të karakterit politik, teksa shprehen se besojnë që organizimi i zgjedhjeve atje do të shkojë mirë.

“Gjithë kjo përplasje më shumë karakter politik sesa e trajton problemin në thelb siç është. Është një proces teknik dhe duhet ta kemi parasysh që KQZ duhet t’i ketë kapacitetet për ta organizuar si të tillë”, Lirim Krasniqi, organizata “Germin”.

Diaspora vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm në rezultatet zgjedhore në Kosovë.

You Might Also Like

Kurti në Pejë premton investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe mbrojtje

AAK vazhdon fushatën në Pejë, Haradinaj bën thirrje për dalje në zgjedhje

Abdixhiku prezanton planin ekonomik dhe energjetik të LDK-së në Ferizaj

Hamza premton lehtësira fiskale për bizneset në Prizren

Bilanci i pushtetit po ndryshon në mënyrë dramatike në Evropë. “Macron e tradhtoi Merzin, ai do të paguajë për këtë”

Kosova Times December 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Xhaxhai i Aminit dënohet me burg për shkak se i mbështeti protestuesit iranianë

Kosova Times Kosova Times February 12, 2024
Si do të duket NATO-ja nën udhëheqjen e Ruttes?
Kreu i Këshillit Evropian e siguroi Moldavinë për mbështetjen
NATO mund të fillojë të rrëzojë raketat ruse mbi Ukrainën pranë kufijve të saj pas një incidenti që përfshin shkeljen e hapësirës ajrore polake
Hyseni: Shpronësimi i qarkores po bëhet pas 25 vjetësh për rreth 230 pronarë të tokave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?