Policia në Ferizaj ka konfiskuar një armë pistoletë dhe një veturë pa regjistrim gjatë kontrollit të një automjeti me targa të huaja.
Një patrullë policore ka ndaluar mbrëmë një veturë me targa të huaja në rrugën “Latif Hasani”. Gjatë kontrollit, në një çantë dore është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
Gjithashtu, është konfiskuar edhe vetura pasi nuk kishte regjistrim të rregullt. Personi i dyshuar, A.Sh (59 vjeç), është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme. Pas intervistimit, ai u lirua, ndërsa rasti është regjistruar për “Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”.



