Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar më 23 prill 2025 në lagjen “Dardania”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar duke shfrytëzuar dy banesa në katin e 7-të për krijimin e një laboratori “In door” të kultivimit të kanabisit. Laboratori ishte i pajisur me llamba profesionale, sisteme ventilimi dhe pajisje të tjera mbështetëse, ku janë gjetur 175 bimë kanabis.
Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa rasti vazhdon me procedurat e mëtejshme gjyqësore.



