Gjatë qëndrimit të tij, Maqedonci, në një postim në Facebook, njofton se mori pjesë së bashku me ministrat dhe përfaqësuesit e ministrive të Mbrojtjes të vendeve të A5 në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të formimit të Forcave të Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ky takim ministror synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes vendeve të rajonit dhe avancimin e iniciativave të përbashkëta për siguri dhe stabilitet në Ballkan.