“Me ministrin Helez u dakorduam të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive tona. Bashkëpunimi rajonal përbën një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe vendet tona”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.