Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka noddhur të martën rreth orës 12:30 në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Podujevë dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.