By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kek me lëng shege dhe fara
January 15, 2026
“Bri pule” me brokoli, sojë dhe mustardë
January 15, 2026
Aliu: Reçaku hapi rrugën drejt Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s
January 15, 2026
Davenport propozon marrëveshje sigurie mes Britanisë dhe Kosovës
January 15, 2026
Këpucë me të cilat xhinset klasike bëhen pjesa më e fuqishme në gardërobë
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikata e RTK-së me kërkesa për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikata e RTK-së me kërkesa për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sindikata e RTK-së me kërkesa për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/03 at 10:30 AM
Kosova Times Published December 3, 2025
Share
SHARE

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) i është drejtuar legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të sigurojë më në fund financimin e pavarur dhe të qëndrueshëm për transmetuesin publik. Modelet e financimit ekzistojnë dhe miratimi i ligjit të ri për RTK-në është urgjent, po ashtu edhe ndërtimi i pronës së re të institucionit.

 

“RTK prej 26 vitesh funksionon në pasiguri të vazhdueshme. Në vitin 2021, nga buxheti i saj u shkëputën edhe 2.2 milionë euro, duke e lënë transmetuesin publik me financimin më të ulët në rajon. Kjo gjendje është e padrejtë për punëtorët dhe e dëmshme për shërbimin publik”, thuhet në komunikatë.

SPERTK kërkon që:
• Para miratimit të buxhetit nacional, për RTK-në të vendoset rritja 0.7% në përputhje me rritjen vjetore të buxhetit të shtetit.
• Të miratohet ligji i ri që garanton financim të pavarur dhe funksionim normal të institucionit.
• Të fillojë procesi i ndërtimit të objektit të ri të RTK-së, i vonuar prej shumë vitesh.

SPERTK do t’i paraqesë legjislaturës së re dhe organeve të ardhshme drejtuese kërkesat për rritje pagash dhe avancim të kontratës kolektive. Ne do të presim deri në formimin e plotë të Kuvendit, Bordit dhe menaxhmentit. Nëse këto çështje – veçanërisht rritja e menjëhershme e pagave – nuk trajtohen, SPERTK do të nisë masat sindikale pa vonesë.

“Rikujtojmë se RTK aktualisht funksionon pa Bord, pa Drejtor të Përgjithshëm, pa Kryeredaktor dhe me shumë pozita të mbajtura nga ushtrues detyre. Për këtë arsye, është e domosdoshme që legjislatura e re dhe Bordi i ardhshëm të shqyrtojnë me kujdes çdo kontratë dhe çdo shpenzim të buxhetit të RTK-së. RTK është pasuri publike. Stabiliteti i saj është interes i qytetarëve dhe detyrim i institucioneve. SPERTK do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe të kërkojë kushte të drejta e të qëndrueshme për ta”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

Aliu: Reçaku hapi rrugën drejt Rambujesë dhe ndërhyrjes së NATO-s

Davenport propozon marrëveshje sigurie mes Britanisë dhe Kosovës

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

KFOR-i dhe BE-ja theksojnë rëndësinë e dialogut për stabilitet rajonal

Plisat reagojnë pas zgjedhjes së Bekë Berishës kryetar i Sigal Prishtinës

Kosova Times December 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse mungoj Dita e Zisë për Liridonen?!

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Trump kritikoi Biden për faljen: “Çfarë abuzimi!”
Kurti shkon në Turqi, pritet të takojë edhe presidentin Tayyip Erdogan
Një aferë e madhe në Ukrainë. Dronët për luftë u siguruan me çmime të shumëfishta?
A u gabua në hapa?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?