Menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës priti një delegacion prej 12 ekspertësh të medieve nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë me rastin e një konference dyditore që u mbajt në kryeqytet.
Ata u informuan më gjerësisht për historikun, rolin dhe zhvillimin e transmetuesit publik të Kosovës.
Përfaqësues të menaxhmentit i njoftuan me proceset e punës, projektet aktuale dhe rëndësinë që RTK ka në ofrimin e informacionit të saktë dhe të paanshëm për publikun. Vizita u vlerësua nga të dy palët si mundësi e shkëlqyer për shkëmbim përvojash dhe forcim bashkëpunimi ndërmjet medieve publike në rajon.




