Në një njoftim në rrjetet sociale, Durmishi bëri të ditur takimin së bashku me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, Qamil Feka, dhe me menaxherët e kontratave të mirëmbajtjes dhe me punëkryesit. Në takim morën pjesë, gjithashtu, edhe zyrtarë të Policisë së  Kosovës, nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, Jeton Rexhepi.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për më shumë siguri në rrugë dhe qarkullim më të lehtë.

“Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë. Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonën e dimrit.  Kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm”, ka shkruar Durmishi.