Hysen Hundozi, u.d. drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së.
Hundozi në rrjetet sociale ka thënë se është privilegj të përfaqësojë RTK-në në Asamblenë e Përgjithshme, organin më të lartë vendimmarrës të EBU-së.
“Transmetuesit publikë nga Evropa diskutojnë sfidat dhe zhvillimet që prekin të gjitha mediat publike: pavarësinë editoriale, financimin, teknologjitë e reja, sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital”, ka shkruar Hundozi.
Tutje, ai bëri të ditur se pjesëmarrja në këtë forum mundëson shkëmbimin e përvojave që shërben në forcimin e bashkëpunimit mes partnerëve.
“Pjesëmarrja në këtë forum na jep mundësinë të shkëmbejmë përvoja dhe të forcojmë bashkëpunimin me partnerët tanë, duke kontribuar në zhvillimin dhe modernizimin e RTK-së”, ka shkruar Hundozi.




