Shtandet informuese ofrojnë mundësinë për të marrë informacion mbi mënyrën e ushtrimit të së drejtës së votës, duke ndihmuar qytetarët të jenë të përgatitur për procesin zgjedhor.

KQZ, përmes një postimi në Facebook, thekson se votimi është e drejtë dhe përgjegjësi qytetare, duke ftuar qytetarët që të informohen me kohë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen aktive në votime më 28 dhjetor.