Në fjalën e tij të rastit, Kurti shprehu se Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model, ndërkohë që së bashku ndajmë të njëjtat vlera dhe prioritete.

“Si ne, ajo njeh rëndësinë e mirëqenies sociale. Dhe, ashtu si Kosova, Finlanda nuk zgjedh sigurinë mbi mirëqenien, ajo i përqafon të dyja”, tha kryeministri në detyrë.

Ai vlerësoi edhe qëndrimin e Finlandës në anën e drejtë të historisë, në mbështetje të Ukrainës në luftën e tyre kundrejt agresionit rus.

“Që nga viti 2022, ajo ka ndarë 3.9 miliardë euro në mbështetje të Ukrainës. Finlanda është e përkushtuar ndaj sigurisë së saj, ashtu si ne”, theksoi Kurti.