By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpallen fituesit e çmimit për raportimin më të mirë në ekonomi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shpallen fituesit e çmimit për raportimin më të mirë në ekonomi
Lajme

Shpallen fituesit e çmimit për raportimin më të mirë në ekonomi

Kosova Times
Last updated: 2025/12/04 at 11:24 PM
Kosova Times Published December 4, 2025
Share
SHARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me JTI, organizoi sot ceremoninë e parë të ndarjes së Çmimit për Raportimin më të Mirë në Ekonomi 2025.

 

Në thirrjen e hapur nga 19 deri më 30 nëntor u pranuan gjithsej 22 aplikime, të cilat u vlerësuan nga juria e përbërë nga Agon Sinanaj, Mentor Buzhala dhe Ardita Dushi.

Ngjarja u hap me fjalën e kryetarit të Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili theksoi rëndësinë e gazetarisë ekonomike për transparencën publike, llogaridhënien dhe forcimin e demokracisë.

Ajo u pasua nga fjala e Ardita Dushit të JTI-së, e cila vuri në në pah rëndësinë e partneritetit me AGK-në dhe mbështetjes së storjeve që nxisin përgjegjësi institucionale.

Përfaqësuesi i jurisë, Agon Sinanaj, ndau përvojat e vlerësimit, duke vlerësuar profesionalizmin e lartë të aplikimeve.

Në këtë edicion të parë u shpallën fituesit e çmimeve për raportimin më të mirë ekonomik. Vendi i parë u nda mes dy gazetarëve: Alberta Hashani nga Betimi për Drejtësi, me storjen “Tenderi i dyshimtë i kamionëve, u kërkuan me urgjencë për t’u mbajtur në parking”, një hulumtim që zbulon keqpërdorime të mundshme në një tender prej 400 mijë eurosh dhe Egzon Dahsyla nga Kallxo.com, me storjen “Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU ‘Gjakova’ u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes”, e cila dokumenton manipulimin e një tenderi publik dhe pasojat që pasuan publikimin.

Çmimet për vendet e para u ndanë nga Sazan Alija, Drejtor Rajonal i JTI-së.

Vendi i dytë iu nda Sanie Jusufit nga Koha.net për storjen “Shumëfishimi i vlerës së subvencioneve nuk ul importet”, që analizon pse rritja e subvencioneve bujqësore nuk ka ndikuar në uljen e importeve, ndërsa çmimi u dorëzua nga Getoarbë Mulliqi, drejtoreshë ekzekutive e AGK-së.

Vendi i tretë shkoi për gazetaren Arjeta Shabani nga Reporteri.net me shkrimin “Kosova, nga ‘insider tip’ drejt destinacionit të ëndërruar”, që sjell fokusin te zhvillimi i turizmit malor dhe ndikimi i tij në ekonominë lokale. Çmimi iu dorëzua nga anëtari i jurisë, Mentor Buzhala.

Ceremonia shënoi fillimin e një tradite të re për vlerësimin e gazetarisë ekonomike në Kosovë, duke inkurajuar raportimet profesionale, hulumtuese dhe të orientuara drejt interesit publik.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times December 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen njësive të FSK-së

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Ballkani Perëndimor me plane të mëdha për projekte diellore dhe të erës
Vitkoff: Krimea dhe “katër rajonet” kyçe për zgjidhjen e luftës në Ukrainë
EUFOR po përgatit një stërvitje të madhe ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë. Një pjesë e forcave do të jenë në kufirin me Kroacinë
Vuçiq në bisedë me të dërguarin francez Rene Trokaz: Falënderoj Francën për mbështetjen e Serbisë në rrugën e saj evropiane dhe në procesin e dialogut me Prishtinën, duke përfshirë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?