Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, “Trafiku Urban” ka publikuar hapat si më poshtë:

1. Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban. 2. Prezantojeni biletën tuaj mujore aktuale. 3. Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi. 4. Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.

Kioskat ku mund të bëhet vulosja: 1. Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”) Orari i punës: E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00 E diel: 08:00 – 16:00

2. Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”) Orari i punës: E hënë – E premte: 07:00 – 21:00 E shtunë: 07:00 – 14:00

3. Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit) Orari i punës: E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00 E diel: 08:00 – 16:00