By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin
January 1, 2026
Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare
January 1, 2026
AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”
January 1, 2026
Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar
January 1, 2026
Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili viziton Bankën Qendrore dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes të Estonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ismaili viziton Bankën Qendrore dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes të Estonisë
Lajme

Ismaili viziton Bankën Qendrore dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes të Estonisë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/05 at 6:48 PM
Kosova Times Published December 5, 2025
Share
SHARE

Delegacioni i BQK-së, i udhëhequr nga Guvernatori Ahmet Ismaili së bashku me anëtarë të ekipit menaxhues, u mirëprit në Bankën Qendrore të Estonisë nga Guvernatori Madis Müller dhe Zëvendësguvernatori Ülo Kaasik.

 

Vizita filloi me një takim të nivelit të lartë mes Guvernatorit Ismaili dhe Guvernatorit Müller, gjatë të cilit pala ai paraqiti rolin, kornizën operacionale dhe prioritetet strategjike të Eesti Pank.

Guvernatori Ismaili me pas bëri një prezantim gjithëpërfshirës mbi zhvillimet makroekonomike në Kosovës dhe Ballkanin Perëndimor, duke theksuar zhvillimet e fundit në sektorin financiar, iniciativat kryesore reformuese dhe avancimin e Kosovës drejt përafrimit me standardet evropiane rregullatore dhe mbikëqyrëse..

Pas diskutimeve të nivelit të lartë, ekipet teknike nga të dy institucionet vazhduan me sesione të detajuara mbi analizën e skenarëve dhe projeksionet makroekonomike, kornizat e mbikëqyrjes makroprudenciale, qasjet për monitorimin e rrezikut dhe përdorimin e instrumenteve mbikëqyrëse. Ata diskutuan gjithashtu raportimin e të dhënave dhe menaxhimin e cilësisë, veçanërisht qasjen në të dhëna të cilësisë së lartë nga bankat, si dhe strategjitë e komunikimit në kontekstin e mandateve të bankave qendrore. Këto shkëmbime u mundësuan të dy institucioneve ndarjen e qasjeve metodologjike dhe identifikimin e fushave ku bashkëpunimi i mëtejshëm mund të sjellë vlerë të shtuar.

Në kuadër të vizitës, delegacioni i BQK-së u takua me edhe z. Andres Kurgpõld, anëtar i Bordit Menaxhues të Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare. Takimi ofroi mundësi për të shkëmbyer pikëpamje mbi strukturën dhe performancën e tregut financiar, zhvillimet e fundit mbikëqyrëse dhe sfidat e reja. Guvernatori Ismaili paraqiti informata mbi sektorin financiar të Kosovës, duke theksuar stabilitetin, avancimet rregullatore dhe prioritetet aktuale. Diskutimet adresuan gjithashtu kornizat mbikëqyrëse dhe rregullatore, zhvillimet në ekosistemin e pagesave dhe rreziqet e reja të lidhura me digjitalizimi dhe sigurinë kibernetike.

Në nivel teknik, ekspertët e BQK-së dhe ata të Autoritetit të Mbikëqyrës Financiare zhvilluan diskutime mbi sektorin financiar dhe kornizat e tij analitike, qasjet ndaj sjelljes në treg dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe strukturën e mbikëqyrjes mikroprudenciale, përfshirë mbikëqyrjen bankare dhe proceset e përmbylljes bankare.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen më të lartë për Bankën e Estonisë për organizimin e takimeve dhe mikpritjen e ngrohtë gjatë gjithë vizitës. Njëkohësisht falënderon Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare të Estonisë për takimet e vlefshme dhe të dobishme gjatë diskutimeve. BQK angazhohet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar stabilitetin financiar dhe cilësinë e mbikëqyrjes sipas standardeve evropiane.

You Might Also Like

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Ahmeti për Dacin: Kosova humbi një akademik dhe personalitet të shquar

Haradinaj: Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Abdixhiku: Daci, figurë shtyllë e institucioneve dhe lirisë së Kosovës

Kosova Times December 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prerjet ilegale sakatojnë pyjet e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 11, 2022
Situata në Kosovë është temë e bisedës mes Vuçiqit dhe Hillit
Sekuestrohen armë në Orllan dhe Batllavë, një nga të dyshuarit kishte shtënë në aheng familjar
Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së
Sulmet e ashpra në Gaza, raportohet për 8 të vdekur, mes tyre dy fëmijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?