Gjyqtarja e rastit në vendimin e marrë dje më 4 dhjetor, Valbona Gjonbalaj vlerësoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për masë të përkohshme sigurie të kërkuar nga vet Kelmendi, pasi ai nuk dëshmoi dëm të rëndë dhe të pakthyeshëm.

Gjykata theksoi se pozita e u.d. Kryeprokurorit është e përkohshme dhe humbja e saj mund të kompensohet me vendim përfundimtar.

Kelmendi kishte pretenduar se vendimi i KPK-së ishte i paligjshëm dhe pa kuorum, ndërsa largimi nga detyra i shkaktonte dëm në reputacion e profesion. Por Gjykata i konsideroi këto pretendime të paargumentuara.

KPK kishte kërkuar refuzimin e kërkesës, duke theksuar se largimi nuk e cenon statusin e Kelmendit si prokuror dhe se interesi publik kërkon funksionim të qëndrueshëm të sistemit prokurorial.

Pala paditëse ka të drejtë ankese brenda 7 ditëve në Gjykatën e Apelit.