Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të vranët, i cili herë pas here do të shoqërohet me riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1–4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8–11°C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.