By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Kroaci mbahet manifestim për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Kroaci mbahet manifestim për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Lajme

Në Kroaci mbahet manifestim për 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/05 at 10:18 PM
Kosova Times Published December 5, 2025
Share
SHARE

Në Gorica të Madhe( Prefektura e Zagrebit) u mbajtën manifestimet qendrore kushtuar 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit dhe festave të fundvitit, organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Prefekturën e Zagrebit, në bashkëpunim me shoqatat kulturore shqiptare.

 

Programi përfshiu promovimin e Fjalorit Juridik Kroatisht–Shqip të autores Armenda Amiti, një botim i rëndësishëm që synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore midis dy vendeve.

Kryetari e përgëzoi autoren për punën duke e motivuar që sa më shumë libra të tillë të promovohen në të ardhmen.

Pas pjesës promovuese, aktivitetet vazhduan me një program të pasur kulturore–artistik, ku morën pjesë artistë të njohur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe shoqata shqiptare që veprojnë në Kroaci, të cilat sollën këngë, valle dhe prezantime tradicionale shqiptare.

Në fjalimin e tij, Kryetari i Unionit Esad Çollaku theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit, duke kujtuar sakrificat e mëdha të popullit shqiptar ndër breza. Ai foli gjithashtu për rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe për kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit, duke theksuar se këto sakrifica nuk duhet të harrohen kurrë.

Kryetari bëri edhe një thirrje të veçantë drejtuar të gjitha familjeve shqiptare në Kroaci që t’i sjellin fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe në aktivitetet kulturore të shoqatave shqiptare si “Shkëndija”, në Karlovac e në Istër.

Ai nënvizoi se ruajtja e gjuhës dhe kulturës është detyrë brezash dhe se pjesëmarrja e fëmijëve në këto aktivitete është themelore për identitetin tonë kombëtar.

Manifestimet u përmbyllën në një atmosferë festive me darkën solemne të organizuar për pjesëmarrësit dhe të ftuarit.

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

Kosova Times December 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku në Podujevë: energjia juaj është zemra e LDK-së, së bashku do të sjellim ndryshimin e madh

Kosova Times Kosova Times November 15, 2024
Kurti e Jashari flasin për zgjerimin e ushtrisë dhe të arriturat
Turbullira në kanalin e Ibër Lepencit, çrregullohet furnizimi në disa zona
144 aktorë kërkojnë që të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës
Vuçiq: Serbia dhe SHBA ndajnë një partneritet dhe bashkëpunim të gjatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?