Osmani theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, duke theksuar se “Kosova tashmë është shembull në respektimin e standardeve më të larta demokratike”. Ajo foli edhe për marrjen e detyrës nga kryetarët e rinj të komunave, përfshirë ato në veri, proces që u realizua sot.

Presidentja kërkoi urgjentisht heqjen e masave të Bashkimit Evropian, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe pa asnjë arsye, të cilat po dëmtojnë interesat e qytetarëve.

“Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.