Aktiviteti kishte për qëllim argëtimin e pacientëve të vegjël dhe stafit mjekësor, ndërsa u ndoq nga institucione, qytetarë dhe media vendore e ndërkombëtare.

“Përveç përshtypjeve të fëmijëve të vegjël dhe të pranishmëve në ngjarje, zyrtarët policor kanë pranuar edhe lëvdata për pjesëmarrje nga organizatorët gjë që motivon edhe më tej angazhimin e pakursyer të PK-së për komunitetin dhe aktivitetet e ndryshme humane”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ky aktivitet human tashmë është bërë traditë në vendin tonë.

Aktiviteti është pjesë e projektit ‘Aktivizimi dhe përfshirja nëpërmes angazhimit në natyrë – Superheronjtë’, brenda konceptit HumanRightivism, që implementohet nga Community Development Fund – CDF me mbështetjen e Embassy of Sweden in Pristina; ndërsa ngjarja ka karakter filantropik dhe zhvillohet në koordinim me Care for Kosovo Kids, me ndihmën e Bankës Ekonomike, Ministrisë së Shëndetësisë, Komunës së Prishtinës, Menaxhmentit të QKUK, si dhe me partnerë e përkrahës të shumtë të cilët në mënyra të ndryshme e përkrahin projektin në nivel të Kosovës.

Aktiviteti do të zhvillohet edhe në Skenderaj me 13 dhjetor, Ferizaj me 20 dhjetor, në Mitrovicë me 21 dhjetor, Podujevë me 27 dhjetor dhe në Gjakovë me 28 dhjetor.