Sipas njoftimit, takimi shërbeu si mundësi që gjenerali Ulutash të informojë për situatën e sigurisë në rajon dhe të theksojë angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai gjithashtu falënderoi vendet pjesëmarrëse për kontributin e tyre të vazhdueshëm në misionin e udhëhequr nga NATO.

KFOR theksoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke mbështetur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë, dhe duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në përmbushjen e detyrave të sigurisë./rtk