By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Letër nga shtatë anëtarë të BE-së drejtuar Brukselit në favor të përdorimit të menjëhershëm të aseteve ruse
December 8, 2025
Fermerët: “Harta” e bllokadave në të gjithë vendin
December 8, 2025
Përvjetori i rrëzimit të Assadit: E njëjta uniformë dhe xhami, por Siria është krejtësisht ndryshe
December 8, 2025
Skena të tmerrshme pas sulmit rus në rajonin e Sumy-t: Zjarrfikësit hapin dyert për të arritur te njerëzit
December 8, 2025
Trump e përjashtoi ndjeshëm Korenë e Veriut nga Strategjia e Sigurisë
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për 3 vjet janë arrestuar disa kosovarë në Serbi për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për 3 vjet janë arrestuar disa kosovarë në Serbi për krime lufte
Lajme

Për 3 vjet janë arrestuar disa kosovarë në Serbi për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2025/12/07 at 10:46 PM
Kosova Times Published December 7, 2025
Share
SHARE

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës nën dyshimet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.

Hazir Haziri është njëri nga shtetasit e Kosovës që është arrestuar nga autoritetet serbe më 8 shtator 2025 në pikën kufitare të Merdarit, nën dyshimin për “krime lufte” gjatë viteve 1998-1999.

Tre muaj pas arrestimit, familja e tij thotë se ai po mbahet padrejtësisht dhe në kushte të rënda, ndërsa kërkojnë reagim urgjent nga institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët.

“Avokati i ka kryer të gjitha procedurat ligjore dhe, megjithëse babai është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë nga autoritetet serbe, ai vazhdon të mbahet pa asnjë arsye të ligjshme. Atij vazhdimisht i është zgjatur masa e paraburgimit çdo 30 ditë dhe nuk është dhënë asnjë sqarim lidhur me shtyrjen e mëtejshme, përveç arsyetimit se po pritet një ekspertizë e telefonit, dhe për këtë arsye po mbahet i mbyllur..Gjendja e tij shëndetësore është e brishtë për shkak të moshës ai është 70-vjeçar dhe e kuptueshme që mosha nuk e përballon dot regjimin e rëndë të burgut. Ai nuk është mirë me shëndet. E ka vizituar z. Jetish Jashari të enjten, ndërsa të premten e kanë vizituar motrat”, thotë vajza e tij, Kaltrina Haziri.

Kaltrina thotë se babai i saj është vizituar disa herë nga zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, përfshirë kryetarin e saj, Jetish Jashari, por përgjigjja që kanë marrë është se “arrestimi i tij është çështje politike dhe se Haziri nuk ka të bëjë asgjë me aktakuzat e ngritura”. Kaltrina kërkon ndihmë nga institucionet e Kosovës

“Ne në Kosovë i kemi lajmëruar dhe kemi bërë kërkesë me shkrim, mirëpo deri më tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje për iniciativat e tyre. Përveç faktit që Jetish e ka vizituar dhe përgjigjja që ka marrë është se kjo është një çështje politike dhe po trajtohet për drejtësi. Sa i përket institucioneve të Kosovës, deri më tani nuk kemi marrë asgjë. Nuk e dimë se çfarë iniciativash kanë marrë dhe nuk kemi informacion për ndonjë hap që ata kanë ndërmarrë deri tani”, ka thënë ajo.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka kthyer përgjigje në kërkesën e Televizionit për këto raste të shtetasve të Kosovës të arrestuar nga Serbia. Dy vendet nuk kanë marrëveshje ekstradimi.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshje për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike më 2013, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por bashkëpunim për rastet e krimeve të luftës nuk ka pasur thuajse fare.

You Might Also Like

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj

Presidenti i Hungarisë viziton Kosovën

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Mot i kthjellët në Ultësirën Perëndimore, shi në zonat malore

Kosova Times December 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqiptoi 2605 gjoba trafiku për 24 orë

Kosova Times Kosova Times October 3, 2024
Zymi: Në Kosovë askush nuk është dënuar për degradimin e mjedisit
Turp për ty Ramush Haradinaj, kjo është tradhti ndaj shtetit
Kurti për REL: Jo propozimeve që bien ndesh me rregulloren e BQK-së
Las Palmas shokon Barcelonën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?