By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Indonezia gjen rrënojat e aeroplanit të zhdukur me 10 trupa
January 18, 2026
Pranga ferizajasit per ngacmim seksual dhe sulm ndaj bashkëshortes
January 18, 2026
Rama publikon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
January 18, 2026
Cfare shtrirje kane ne Serbi, Paladinët rrjeti evropian i ekstremit të djathtë themeluar në Rusi
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë
Lajme

Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë

Kosova Times
Last updated: 2025/12/08 at 2:41 PM
Kosova Times Published December 8, 2025
Share
SHARE

Një delegacion i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bankën e Italisë (Banca d’Italia), me fokus shkëmbimin profesional dhe avancimin e praktikave mbikëqyrëse në kuadër të Supervisory Review and Evaluation Process (SREP), metodologji standarde e Bashkimit Evropian për vlerësimin gjithëpërfshirës të institucioneve bankare.

 

Gjatë vizitës, zyrtarët e BQK-së zhvilluan takime pune me ekspertët homologë të Bankës të Italisë, duke diskutuar mbi qasjet, metodologjinë dhe praktikat më të avancuara të zbatimit të SREP-it. Programi i vizitës përfshiu sesione të dedikuara profesionale mbi: Vlerësimin e profilit të rrezikut të bankave, integrimin e analizës kuantitative dhe cilësore në kuadër të SREP-it, standardet e raportimit mbikëqyrës dhe përafrimin me udhëzimet e Autoritetit Bankar Evropian (EBA), menaxhimin e rrezikut operacional, të likuiditetit, të kapitalit dhe qeverisjes së brendshme; dhe modelet e monitorimit të vazhdueshëm dhe qasjet mbikëqyrëse të bazuara në rrezik.

Përfaqësuesit e BQK-së vlerësuan lartë gatishmërinë e zyrtarëve nga Banca d’Italia, duke theksuar se shkëmbime të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe zbatimin e standardeve evropiane në sistemin bankar të Republikës së Kosovës.

Zbatimi i metodologjisë SREP mbetet një nga prioritetet strategjike të BQK-së, me synim forcimin e stabilitetit financiar, rritjen e transparencës, përmirësimin e qeverisjes korporative dhe avancimin e kapaciteteve të institucioneve bankare për menaxhimin efektiv të rreziqeve.

“Në fund të vizitës, palët shprehën vullnet të qartë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit përmes aktiviteteve të tjera profesionale dhe shkëmbimit të ekspertizës në fushën e mbikëqyrjes. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin e praktikave mbikëqyrëse dhe përafrimin e tyre me standardet më të larta ndërkombëtare, në funksion të ruajtjes së stabilitetit financiar të vendit”, njofton BQK.

You Might Also Like

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolaps

KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor

Inflacioni 3,9 për qind në vitin 2025, ASK publikon të dhënat e fundit

Kosova Times December 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kaos në qiellin rus: Sulmet me dronë paralizojnë aeroportet, anulojnë mbi 500 fluturime, lënë mijëra të bllokuar

Kosova Times Kosova Times May 7, 2025
Partnerja e Princ Lekës shtatzënë?
PZAP-ja gjobitë partitë politike për shkeljet gjatë fushatës
Putin propozoi ringjalljen e konkursit sovjetik “Ejani, vajza!”
Zyrtari i BE-së: Me paratë që i kemi dhënë Rusisë që nga viti 2022, mund të kishim blerë 2400 avionë F-35
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?