Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş dha një përditësim për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme në të gjithë vendin. Ai gjithashtu falënderoi Hungarinë për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributet në përpjekjet e KFOR-it dhe në ruajtjen e paqes në rajon.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes. Misioni, thotë se punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të BE-së (EULEX) për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve dhe integritetin e sigurisë në vend.