By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump përjashton përdorimin e forcës për të kontrolluar Grenlandën
January 21, 2026
Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë
January 21, 2026
Forumi Ekonomik në Davos: Mosha e re si përparësi për infrastrukturën me AI
January 21, 2026
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve
January 21, 2026
Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku diskuton me diplomatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku diskuton me diplomatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Lajme

Abdixhiku diskuton me diplomatët për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/09 at 7:46 PM
Kosova Times Published December 9, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues diplomatikë të vendeve aleate gjatë ditëve të fundit. Sot, ai priti të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ndërsa më herët gjatë javës u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe zhvilloi një drekë pune me ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph.

 

Abdixhiku ka njoftuar se gjatë këtyre takimeve u diskutua për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet politike në vend dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Një rëndësi e veçantë iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit dhe vizionit politik të LDK-së pas zgjedhjeve.

“Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit, duke nënvizuar se partneriteti me këto vende mbetet thelbësor për të ardhmen demokratike dhe rrugëtimin euroatlantik të Republikës.

Në këtë kontekst, ai deklaroi se LDK mbetet garantuese e këtij orientimi strategjik.

 

You Might Also Like

Hamza për Rugovën: I priu popullit në periudhë të rëndësishme të historisë

IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narkotikëve

Vetëdorëzohet i dyshuari për vrasjen në tentativë në Ferizaj

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare shprese

Kosova Times December 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

FSK ka përfunduar ushtrimi fushor ’’Arrow Delta 01’’

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Kryebashkiaku i Stambollit i shkarkuar: Jam në gjyq sepse fitova zgjedhjet
ShBA ngre akuza ndaj oligarkëve rusë
Putin: Përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina kundër Rusisë do të ishte “hap i rrezikshëm”
Hoti: Projektligji për buxhetin e vitit 2026, i kundërligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?