By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ahmeti–Debevoise, riafirmohet partneriteti strategjik Kosovë-SHBA
December 9, 2025
FT: Tony Blair nuk do të ketë vend në ‘këshillin e paqes’ të Gazës
December 9, 2025
Orav takoi raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian
December 9, 2025
Katër shqiptarë të arrestuar për vrasjen e Lala, dorës së djathtë të kryemafiozit grek
December 9, 2025
Një aeroplan me rusët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Moskë
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Beogradi dhe Moska po e pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi e BeH-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Beogradi dhe Moska po e pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi e BeH-së
Rajon / Botë

Beogradi dhe Moska po e pengojnë rrugën evropiane të Malit të Zi e BeH-së

Kosova Times
Last updated: 2025/12/09 at 10:48 AM
Kosova Times Published December 9, 2025
Share
SHARE

Kur bëhet fjalë për opstruksionin e procesit të anëtarësimit në BE, në entitetin e Republikës Serbe të Bosnjë e Hercegovinës dhe në Mal të Zi nuk është në veprim “dora e padukshme e Schmidtit”, por “dora e dukshme e Vuçiqit dhe këmba e Putinit”, thotë për RTK Live politologu kroat, Davor Gjenero.

 

Sipas tij, kushdo që ka menduar se me Milorad Dodikun mund të arrihej ndonjë marrëveshje “konstruktive” e pragmatike, është gabuar rëndë. Dodik vazhdon sulmet ndaj Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, i bindur se SHBA-të do të tolerojnë sjelljen e tij.

Kështu Gjenero komenton faktin që Këshilli i Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës dje nuk i miratoi projektligjet kyçe të domosdoshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE, si dhe mosmiratimin e vendimeve për themelimin e zyrës së kryenegociatorit të BeH me BE. Këto vendime u bllokuan nga ministrat e SNSD-së, partia e udhëhequr nga Milorad Dodik.

Viti i burgut për Dodikun

Shefi i Delegacionit të BE-së në BeH, Luigi Soreca, theksoi se BeH nuk mund të nisë negociatat e anëtarësimit pa miratimin e Ligjit për Gjykatat dhe Ligjit për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial (VSTV). Ndërkohë, ministri i Komunikacionit dhe Transportit, Edin Forto, sqaroi se kush po e pengon procesin.

“Dy ministra të SNSD-së nuk votuan për rendin e ditës. Partia e Dodikut vazhdon të bllokojë rrugën tonë evropiane. Mbledhja e radhës është më 16 dhjetor dhe pothuajse nuk ka mundësi që ligjet e nevojshme të miratohen para samitit të BE-së”, tha Forto.

Autoritetet e BeH po përpiqen në minutën e fundit të plotësojnë kushtet formale për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare më 17 dhjetor. Një ditë më pas, më 18 dhjetor, Këshilli Evropian duhet të marrë vendimin për nisjen e negociatave.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të BeH, Staša Košarac (SNSD), mohon bllokimin, duke thënë se partia kërkon “kthimin e sovranitetit” tek institucionet vendore dhe heqjen e mundësisë që Përfaqësuesi i Lartë të imponojë ligje.

“Para çdo diskutimi duhej të pastroheshin ‘mbeturinat politike’ që la Christian Schmidt”, tha Kosharac, duke shtuar se SNSD kërkon anulimin e ndryshimeve të Kodit Penal të imponuara nga Schmidt, sipas të cilave Dodik u dënua me një vit burg.

BeH pa konsensus për BE-në

Gjenero thotë se, edhe pse ende nuk është e qartë a do të konfirmohet zgjedhja e kandidatit të Dodikut për president të entitetit Republika Serbe, Dodiku – ndonëse i dënuar dhe pa funksion zyrtar – vazhdon të kontrollojë shumicën parlamentare në entitet dhe ka fuqi vetoje në nivel shtetëror.

Sipas tij, administrata aktuale amerikane e mbështet integritetin territorial të BeH, por nuk është e qartë çfarë modeli shtetëror mbështet.

Ai kritikon faktin që SHBA lejoi të dalin në publik informacionet për mospajtimet e saj me Përfaqësuesin e Lartë Schmidt. Sipas Gjeneros, largimi i OHR-së në vit zgjedhor pa konsensus të brendshëm do të ishte jashtëzakonisht i rrezikshëm.

Problem më i madh, sipas tij, është mungesa e konsensusit të brendshëm në BeH për rëndësinë e procesit të anëtarësimit në BE – diçka që të gjitha demokracitë e reja të anëtarësimit 2004–2013 e kishin.

Borxhet ndaj Beogradit

I pyetur për ngjashmëritë me zhvillimet në Mal të Zi, duke pasur parasysh protestat kundër ndërtimit të kolektorit në Botun – një kusht kyç për mbylljen e Kapitullit 27 – Gjenero sheh paralele të qarta.

“Në të dy rastet, pengesa për integrimin evropian nuk është ‘dora e padukshme e Schmidtit’, por dora e dukshme e Vuçiqit dhe këmba e Putinit”, thotë ai.

Ai shton se situata në Mal të Zi është edhe më e keqe, sepse formalisht nuk do të duhej të ekzistonte fare.

“Ekziston një shumicë e qartë pro-evropiane, të paktën në deklarata. Nëse PES i Spajiqit dhe URA e Abazoviqit janë me të vërtetë pro-evropiane, do të duhej të krijonin një shumicë të fortë pro-evropiane”, shpjegon ai.

Por sipas tij, kjo nuk po ndodh për shkak të “borxheve” të kryeministrit Spajiq dhe presidentit Milatoviq ndaj regjimit të Beogradit:

“Borxhet e tyre ndaj pigmalionëve të Beogradit – Vuçiqit, Malit e të tjerëve – janë tepër të mëdha. Prandaj ata nuk mund të injorojnë kërkesat e Vuçiqit për t’u dhënë pushtet kontrollues kundërshtarëve të BE-së dhe përhapësve të narrativave ruse – gjithë atyre Mandiqëve, Kneževiçëve, Beçiqëve dhe të tjerëve.”

Në BeH, thotë Gjenero, pozita e vetos së RS-së buron nga modeli i Dejtonit dhe është e pamundur të kapërcehet.

“Sot është e qartë se Beogradi kontrollon aktorët kyç në entitetin më të vogël – si ata që quhen pushtet, ashtu edhe ata që paraqiten si opozitë”, përfundon Gjenero.

You Might Also Like

Ahmeti–Debevoise, riafirmohet partneriteti strategjik Kosovë-SHBA

FT: Tony Blair nuk do të ketë vend në ‘këshillin e paqes’ të Gazës

Katër shqiptarë të arrestuar për vrasjen e Lala, dorës së djathtë të kryemafiozit grek

Një aeroplan me rusët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Moskë

Si duket kthimi nga hapësira: Astronautët duke u nxjerrë nga anija kozmike pas uljes në Tokë

Kosova Times December 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një mjek palestinez, nëntë fëmijët e të cilit u vranë në një sulm izraelit, ndërroi jetë nga plagët e marra

Kosova Times Kosova Times June 1, 2025
KQZ miraton sloganin e zgjedhjeve: `Vota jote për Kosovën 2025`
Ukraina: Kontrollimi i Bahmutit është “nevojë ushtarake”
Këto janë simptoma të një kanceri të rrallë që mund të mos zbulohet me vite
Peja mposht Sigal Prishtinën në Ligën Ballkanike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?