Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin nëntor 2025. Sipas ASK-së, çmimet e konsumit shkuan në 5,3% vjetore dhe 0,4% mujore.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024. Inflacioni mujor ishte 0,4% në muajin nëntor 2025”, njofton ASK.
ASK njofton seindeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 5,3% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin nëntor 2024.
“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (18,1%); pemë (16,1%); energji elektrike (15,5%); bileta të fluturimeve (14,6%); mirëmbajtje dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (14,1%); kafe, çaj dhe kakao (14,0%); mish (13,7%); pushime të organizuara (13,5%); qumësht, djathë dhe vezë (10,5%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (9,6%); shërbime ambulantore (8,9%); shërbime hoteliere (8,8%); pajisje terapeutike (8,4%); duhan (6,4%); kujdes personal (5,9%); vajra dhe yndyra (5,9%); prodhime ushqimore (5,8%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,3%); bukë dhe drithëra (5,2%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (5,0%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (4,5%); pije alkoolike (4,4%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (4,2%); arsim (3,8%); gjëra personale (3,7%); furnizim me ujë dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me vendbanimin (3,5%); perime (3,3%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (3,0%); gazeta, libra dhe materiale për zyra (2,9%); veshje (2,7%); dhe transport rrugor i udhëtarëve (1,4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 5,4 për qind në IHÇK”, njofton ASK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (-0,8%); dhe blerje e automjeteve (-0,5%) për qind në IHÇK, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1%) në IHÇK.
Nëntor 2025 / Tetor 2025 0,4 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4% në muajin nëntor 2025, krahasuar me muajin tetor 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (5,1%); qumësht, djathë dhe vezë (4,2%); perime (3,0%); energji elektrike (1,8%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (1,6%); mish (1,1%); kujdes personal (1,0%); kafe, çaj dhe kakao (1,0%); dhe blerje e automjeteve (0,6%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,6 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: bileta të fluturimeve (-15,9%) dhe pushime të organizuara (-8,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK.
Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK

Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it




