By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit
Lajme

Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/10 at 4:39 PM
Kosova Times Published December 10, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal, kanë dhënë sot betimin në mbledhjen inauguruese, e cila u drejtua nga anëtari më i vjetër, Isa Agushi.

 

Në hapje të seancës, Agushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, pavarësisht dallimeve politike.

“Përkundër faktit që ne vijmë nga subjekte të ndryshme politike, misioni ynë i përbashkët është mbrojtja e interesave të komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj, bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi”, tha Agushi.

Pas dhënies së betimit, kryetari Hyseni u adresua para kuvendarëve, duke e vlerësuar ditën si një moment reflektimi, përgjegjësie dhe shprese.

“Sot, më shumë sesa një akt formal, jemi para një momenti reflektimi dhe përgjegjësie. Ndjehem krenar sepse qyteti ynë ka qytetarë të mirë, të mençur e punëtorë, që besojnë në institucionet e tyre dhe në të ardhmen”, u shpreh ai.

Hyseni theksoi se Gjilani ka hyrë në një fazë të transformimit të vërtetë, e cila matet jo vetëm me projekte infrastrukturore, por me mundësi të reja për qytetarët.

“Komuna e Gjilanit tashmë ka nisur një transformim që nuk matet vetëm me kilometra apo metra katrorë ndërtimi, por me ndryshimet që sjell në jetën e njerëzve. Bulevardi i ri po bëhet shpirti modern i qytetit; stadiumi është hapësira e krenarisë sportive; projekti FLOWS ka ndikim të madh në përmirësimin e cilësisë së jetës; impianti i ujërave të zeza do të zgjidhë probleme bazike të trashëguara ndër vite; ndërsa banimi i përballueshëm e social do të mbështesë familjet në nevojë dhe ata që kërkojnë një fillim të ri”, tha kryetari.

Ai shtoi se projektet arsimore dhe kulturore janë po ashtu thelbësore për zhvillimin e qytetit.

“Shkolla e mjekësisë, pas 20 vitesh, do të përgatisë brezat e rinj të profesionistëve. Po ashtu, salla e sporteve, qendra e kulturës, stacioni i autobusëve dhe dhjetëra projekte të tjera janë pjesë e vizionit tonë për një Gjilan modern dhe funksional”, u shpreh Hyseni.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

Kosova Times December 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shuhen zjarret në Prevallë

Kosova Times Kosova Times August 14, 2024
Ukraina vazhdon sulmet ajrore në Kursk
Lajçak: Përshkallëzimi absolutisht i panevojshëm dhe i palogjikshëm në veri të Kosovës, zgjidhja është e mundur vetëm politikisht
Axhenda ndërkombëtare
Taylor Swift mbështet kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?