By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 dhjetor
December 11, 2025
VIDEO: Aeroplani ulet mbi çatinë e makinës!
December 10, 2025
Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë
December 10, 2025
Tre sulme amerikane në Karaibe lanë tre të mbijetuar. Secili u trajtua ndryshe
December 10, 2025
Trump prezantoi “biletën e artë”: Për një milion dollarë bëhesh amerikan, dhe për pesë përfiton përfitime shtesë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`
Uncategorized

Hetimet zbulojnë përfshirjen e shtetit serb në kanalin `Ibër Lepenc`

Kosova Times
Last updated: 2025/12/10 at 11:14 PM
Kosova Times Published December 10, 2025
Share
SHARE

Hetimet njëvjeçare për sulmin në ‘Iber Lepenc’ kanë nxjerrë në pah skenarin e përgatitur me përpikëri nga tre të dyshuarit e nacionalitetit serb. Pas këtij skenari, sipas njohësve të sigurisë, qëndron shteti serb. Në hetimin e rastit mori pjesë edhe FBI, e cila identifikoi 3 të dyshuarit përmes dheut që u gjet në çizmet e tyre. Ndërkaq, njëri nga të akuzuarit dyshohet të jetë agjent i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë. RTK ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit ndaj tyre.

Rrjedha e qetë e ujit në Zubin Potok u bë skenë e një prej sulmeve më të rënda ndaj sigurisë kombëtare të Republikës. Gjithçka që nisi në heshtje e fshehtësi, mbrapa kishte një skenar, e objektivi ishte i qartë, të goditej infrastruktura kritike e Kosovës. RTK ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj 3 të akuzuarve te nacionalitetit serb për sulmin në “Ibër Lepenc”.

Autorët e sulmit u identifikuan pasi në hetimin e rastit u përfshi edhe Byroja Federale e Hetimeve të SHBA-së, që ndryshe njihet si FBI. E njëjta kishte kryer analizat e dheut të cilat u gjetën në çizmet e të dyshuarve.

Sulmi u ekzekutua më 29 nëntor të 2024-tës rreth orës 18:50. Të akuzuarit kishin vendosur një sasi të konsiderueshme të eksplozivit në brendësi të kanalit. Eksplozivi ishte vendosur përmes një çante e cila ishte lidhur me litar në shtyllën e betonit. Sipas aktakuzës, eksplozivi i vendosur shërben për përdorim ushtarak. Ndërsa, autorët e kishin vendosur të njëjtin në një vend ku do të shkaktohej dëm serioz i infrastrukturës kritike të furnizimit me ujë dhe rrymë.

Si rrjedhojë, u ndalë furnizimi me ujë të pijshëm për qytetarët, u pengua furnizimi me ujë për KEK-un e i rrezikua prodhimi i rrymës në nivel vendi.

Kryeshefi ekzekutiv i Ibër Lepencit, Faruk Mujka i tha RTK-së se nëse dëmet nuk do të sanoheshin me kohë, pasojat për vendin do të ishin katastrofave.

“Si pasojë e këtij akti kriminal, u dëmtua rëndë pjesa fundore dhe njëra ballinë e akuaduktit, duke rrezikuar seriozisht furnizimin me ujë për të gjithë konsumatorët që shërbehen nga ky sistem. Gjatë gjithë procesit të riparimit, janë ndërmarrë masa të veçanta për të siguruar sasi të mjaftueshme uji për termocentralin ‘Kosova B’, duke parandaluar çdo ndërprerje të mundshme të furnizimit energjetik. Këto masa kanë qenë jetike për ta shmangur një krizë të dyfishtë energjetike dhe ujore”, tha Mujka.

Por me kaq nuk mbeti. Sipas aktakuzës, njëri nga të akuzuarit i cili dyshohet se ka vepruar si agjendë i shërbimit ushtarak informativ serb, kishte vëzhguar edhe lëvizjet e KFOR-it si dhe bazën e njësisë speciale të policisë.

Në Jasenovik të Zubin të Potukut njëri nga të akuzuarit kishte fotografuar bazën e njësive speciale të policisë si dhe kishte vëzhguar e regjistruar lëvizjet e forcave të KFORT-it. Të njëjtat i kishte raportuar në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë.

Hetimet zbuluan se brenda shtëpive të të dyshuarve ishin ruajtur armë luftarake, municion, pajisje ushtarake e mjete komunikimi e maskimi.

“Kjo tregon qasjen dhe seriozitetin deri në detajet më të fundit që të arrihet e vërteta e patjetërsuar. Institucionet tona kanë bashkëpunuar konstant me një agjenci që është më kredibile në botë. Këtu është përdorur teknika kriminalistike”, tha Arben Dashevci, njohës i sigurisë.

Të tre të akuzuarit priten të përballen me akuzat për sulm terrorist, teksa J.V i dyshuar si agjent i Serbisë, edhe për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimin ushtarak serb.

You Might Also Like

Hakohet llogaria e drejtorit ekzekutiv të bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë

Qeverisja elektronike, më pak burokraci dhe reduktim i stafit

Amerika e Trump parashikon shembjen e Evropës në 20 vitet e ardhshme. Gjermania përgjigjet

Qeveria në detyrë miraton kërkesën e MFPT-së për ndarje buxhetore

Fermerët intensifikojnë bllokadat e tyre – Rrugët kombëtare dhe zyrat doganore të bllokuara

Kosova Times December 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Greqia arreston anëtarin e një bande që përfitoi miliarda dollarë nga kontrabanda

Kosova Times Kosova Times March 30, 2024
Osmani publikon fotografi me Trumpin e Macronin: Aleanca euroatlantike
Manuel Neuer ka vendosur për të ardhmen në Kombëtare
Zbardhen detaje nga takimi i Kurtit me abasadorët e QUINT-it
ISW: Putini po përpiqet të vërë në konflikt SHBA-në dhe Evropën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?