Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pas ngritjes së aktakuzës ndaj tre personave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, hetimi mbi këtë rast është “në rrugë të mbarë”,
Kurti ka thënë se të akuzuarit kanë qenë pjesë e strukturave ilegale të Serbisë.
“Procesi gjyqësor do ta dëshmojë se të akuzuarit ishin pjesë e strukturave ilegale të Serbisë, të lidhur ngushtë me mikun e Vuçiqit, terroristin Millan Radoiçiq, dhe strukturat tjera shtetërore të Serbisë që planifikuan dhe urdhëruan sulmin terrorist”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në Facebook.




