Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim miqësor për këtë fundvit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se biseda është fokusuar në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të qëndrojnë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.
“Në një takim të ngrohtë fundvitit, sot pata kënaqësinë ta pres Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin biseduam për bashkëpunimin tonë të pandalshëm dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka shtuar se, në prag të festave të fundvitit, ka përcjellë urimet më të përzemërta për Presidentin Begaj, duke shprehur dëshirën që viti i ardhshëm të sjellë më shumë afërsi, bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt integrimit evropian për të dy vendet.




