Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se moscertfikimi i kandidatëve për deputet të Listës Serbe e dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe ka ndikim negativ në rrugën drejt integrimit të vendit në BE.
“Siç e kemi theksuar javën e kaluar, procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga akterët politikë. Sjellja penguese e disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të certifikojnë Srpska Listën dhe kandidatët e saj, është e pafavorshme për reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian”, thuhet në deklaratën për RTKLive, të Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.




