Në një adresim drejtuar qytetarëve, Peci falënderoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë mandatit, duke vlerësuar korrektësinë institucionale në punën e përbashkët.

Ai shprehu mirënjohje për fermerët, stafin e ministrisë, kabinetin dhe bashkëpunëtorët e jashtëm, duke theksuar kontributin e të gjithëve në zhvillimin e sektorit të bujqësisë gjatë kohës sa udhëhoqi dikasterin.

Me dorëzimin e detyrës në ministri, Peci nis zyrtarisht angazhimin e tij të ri në krye të komunës së Mitrovicës së Jugut.