By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
Lajme

Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut

Kosova Times
Last updated: 2025/12/11 at 4:42 PM
Kosova Times Published December 11, 2025
Share
SHARE

Klodian Braho është zgjedhur sot drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai do të marrë detyrën pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.

 

Braho u përzgjodh nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një procesi votimi të hapur dhe nominal, ku mori 7 vota. Ndërkohë, kandidati Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj mori 1 votë ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Me 18 vite eksperiencë në sistemin e drejtësisë dhe si pjesë e SPAK që prej krijimit, Braho theksoi gjatë prezantimit para KLP-së arritjet e tij, mes tyre edhe konfiskimin e 18.4 milionë eurove në vitin 2023, një shumë sa dyfishi i buxhetit vjetor të institucionit.

Në vizionin e tij, Braho tha se synon konsolidimin e SPAK, forcimin e rolit të BKH-së dhe ngritjen e një sektori të posaçëm për analizën e informacionit. Ai u shpreh se lufta kundër korrupsionit dhe garantimi i barazisë para ligjit janë prioritetet kryesore të kandidimit të tij. Braho theksoi rëndësinë e mbështetjes së pavarësisë së prokurorëve.

Të katër kandidatët prezantuan sot platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP-së, ndërsa të pranishëm në seancë ishin edhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ambasadori i BE‑së Silvio Gonzato dhe ambasadori britanik Nicholas Abbott. Braho do të zëvendësojë në krye të SPAK Altin Dumanin, me një mandat 3-vjeçar dhe pa të drejtë rizgjedhjeje.

Karriera e Klodian Brahos

Ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës me rezultate të shkëlqyera.

Ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Beratit dhe më pas në Prokurorinë e Vlorës, ku ishte pjesë e njësisë Task Forcë dhe për dy vite drejtues i saj, si dhe zëvendësdrejtues i prokurorisë.

Nga viti 2016 deri në 2019 ka punuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si pjesë e njësisë për hetimin e korrupsionit dhe pasurisë, me kompetencë mbi zyrtarë të lartë shtetërorë, të zgjedhur vendorë dhe funksionarë të drejtësisë.

Prej ditës së parë të funksionimit të SPAK është pjesë e kësaj strukture. Që nga prilli 2023 mban detyrën e Drejtuesit të Seksionit Kundër Korrupsionit.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times December 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zbulohet krateri i shpërthimit të dronit në Rumani

Kosova Times Kosova Times December 14, 2023
Shqipëria ka një kampion bote në mundje
E konfirmon Guardiola: Do të jem në Manchester City edhe sezonin e ardhshëm
Kontradiktat mes beogradasve, pikëpamje të ndryshme për Kosovën, BE-në, Rusinë
Ushtria ruse sulmoi hekurudhat dhe objektet energjetike në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?