Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, në mëngjes parashihet të ketë mjegull e cila në disa zona të thelle mbetet e qëndrueshme edhe gjatë ditës. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike aktuale në vend janë relativisht të favorshme për kryerjen e punimeve në bujqësi.
Për shkak të reshjeve të shumta gjatë muajit nëntor, shumë bujq nuk kanë arritur t’i mbjellin sipërfaqet e tyre me grurë në afatin optimal. Megjithatë, mbjellja e grurit në dhjetor ende është e mundur, me kusht që të respektohen disa rekomandime agronomike dhe teknike.




