By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Rajon / Botë

Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/13 at 11:46 PM
Kosova Times Published December 13, 2025
Share
SHARE

E në Serbi partitë opozitare kanë vazhduar akuzat ndaj pushtetit të Vuçiqit, duke paralajmëruar për një klimë frike dhe dhune politike. Sipas tyre, edhe procesi i integrimit evropian të Serbisë është i bllokuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe orientimit gjithnjë e më të theksuar të Beogradit drejt Rusisë.

 

Në një klimë të tensionuar politike dhe shoqërore në Serbi, partitë opozitare kanë intensifikuar akuzat ndaj pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq. Opozita pretendon se vendi po përballet me arbitraritet shtetëror, presione politike dhe dobësim të institucioneve, duke paralajmëruar për një klimë frike dhe dhune politike. Sipas tyre, pushteti mban përgjegjësi për korrupsion, keqpërdorim të institucioneve dhe cenim të sundimit të ligjit.

Në këtë kontekst, nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq, ka vazhduar fushatën e saj të quajtur ’Rruga për burg, drejtësi për Serbinë’.

”Këto akuza, qe parashikon 200 vite burg janë ndaj ish-ministres Zorana Mihajloviq, e cila është pjesë e një strukture kriminale të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe vëllain e tij, Andrej Vuçiq. Ajo ka nënshkruar kontrata të diskutueshme që e kanë dëmtuar Serbinë për miliarda euro, kanë minuar sundimin e ligjit dhe kanë krijuar rrjete kompanish të privilegjuara për korrupsion dhe pastrim parash”, tha Tepiq.

Opozita parlamentare është e fokusuar në përgjegjësinë politike dhe penale të pushtetit të presidentit Aleksandar Vuçiq, duke u bërë thirrje institucioneve shtetërore të nisin hetime për këto pretendime. Përfaqësuesit e pushtetit i kanë hedhur poshtë këto akuza.

”Këto janë akuza të rreme dhe konstrukte politike ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe vëllait të tij. Opozita vazhdimisht përsërit gënjeshtra”, tha Natasha Jovanoviq, deputete, Partia Përparimtare Serbe.

Akuzat e opozitës lidhen me kërkesat që prej më shumë se një viti janë në qendër të protestave antiqeveritare, të nisura pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona. Opozita paralajmëron gjithashtu për rrezik kolapsi në sektorin energjetik, veçanërisht për shkak të krizës rreth kompanisë NIS, e cila është nën sanksione amerikane për shkak të pronësisë ruse. Sipas saj, edhe procesi i integrimit evropian të Serbisë është i bllokuar për shkak të përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe orientimit gjithnjë e më të theksuar të Beogradit drejt Rusisë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times December 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthime u dëgjuan në zonën Evpatoria, mbrojtja ajrore po funksiononte

Kosova Times Kosova Times September 14, 2023
Rusia humbet 17 përqind të rafinimit të naftës për shkak të sulmeve me dronë ukrainasë
Horoskopi ditor për datën 12 korrik
Trump po kërkon zgjedhje në Ukrainë. A mund të fitojë sërish Zelensky?
Kurti në Shkup: BE-ja të garantojë qasje të barabartë për Kosovën e rajonin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?