By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara
Lajme

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, 24 personalitete të dekoruara

Kosova Times
Last updated: 2025/12/14 at 9:49 AM
Kosova Times Published December 14, 2025
Share
SHARE


/ATSH/ 100- vjetori i Urdhrit të Skënderbeut u përkujtua pak ditë më parë në një ceremoni të posaçme në Pallatin e Kongreseve, ku u nderuan 24 personalitete me kontribut në fusha të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot momente nga kjo ceremoni, ku u nderuan vlerat kombëtare, dhe njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe sendërtojnë të ardhmen e përbashkët europiane.

“Momente vlerësimi nga mbrëmja solemne ‘Urdhri i Skënderbeut’ në qindvjetëshin e tij”, u shpreh Rama.

Në mbrëmjen solemne ku ishin të pranishëm Presidenti i Republikës Bajram Begaj si dhe personalitete të tjera të shquara të fushave të ndryshme, u shfaq fillimisht dokufilmi “Urdhri i Skënderbeut në Qindvjetshin e tij – Rilindja e një shenje dalluese të Shqipërisë Europiane” shoqëruar me parakalimin dhe vendosjen në qendër të skenës të Urdhrave shqiptarë të para një shekulli dhe të këtij shekulli, të prirë nga Gjerdani i nderit të Shqipërisë, i vitit 1925.

Më pas, u zhvillua ceremonia e dekorimit të 22 personaliteteve me të tre urdhërat kombëtarë: Urdhrin Suprem të Shqiponjës, Urdhrin e Skënderbeut dhe Urdhrin e Lisit Akademik.

Dy medaljonët e parë të 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama i shpërndau për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun, duke ia dorëzuar familjarëve të tyre ndërsa i cilësoi dy shërbyes të papërtuar të reformës kuptimlotë të titujve të nderit.

Ndërsa Presidenti Bajram Begaj dekoroi 22 personalitete të tjerë.

“Urdhri i Skënderbeut” është krijuar më 3 dhjetor 1925. Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt shtetit ose kombit në çdo fushë.

Rangu i Kordonit të Madh me Yll i rezervohet personaliteteve të shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pritje deri në një orë te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Molliqaj thirrje Kurtit: Mos prano, dorëhiqu e hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh
Haradinaj i reagon Kurtit: Sytë e ShBA-së kanë qenë pilotët e saj
Çfarë të hani për mëngjes në vend të bukës?
Rama uron Kosovën për Ditën e Çlirimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?