By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë në salcë mustardë: Kur doni të hani diçka të shijshme dhe nuk keni dëshirë të gatuani për një kohë të gjatë
January 8, 2026
Pesë euro për të hyrë në një dyqan në Barcelonë – një simbol i rezistencës ndaj turizmit masiv
January 8, 2026
VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel
January 8, 2026
Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin
January 8, 2026
Gruaja sllovene (44) vdes pas liposuksionit në Turqi
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
Rajon / Botë

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Kosova Times
Last updated: 2025/12/14 at 11:48 PM
Kosova Times Published December 14, 2025
Share
SHARE

Autoritetet australiane konfirmojnë: babë e bir autorë të sulmit të përgjakshëm në Sydney.

Policia në Uellsin e Ri Jugor ka konfirmuar se 16 persona, përfshirë një person të armatosur, janë vrarë në një të shtënë në plazhin Bondi të Sidneit. Sulmuesi tjetër është në gjendje kritike. Sulmuesit janë baba e bir.

40 persona u plagosën. Një aktivitet u mbajt në plazhin Bondi për të shënuar ditën e parë të festimit hebraik të Hanukkah. Sulmi u shpall zyrtarisht një incident terrorist. 

Autoritetet australiane kanë bërë të ditur detaje të reja lidhur me sulmin e rëndë të armatosur që ndodhi në Sydney, ku mbetën të vrarë 15 persona, përfshirë edhe një fëmijë, ndërsa njëri nga sulmuesit humbi jetën gjatë incidentit, raporton BBC News.

Në një konferencë për media, Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, së bashku me zyrtarë të tjerë shtetërorë, konfirmuan se autorët e sulmit ishin një burrë 50-vjeçar dhe djali i tij 24-vjeçar. Komisioneri i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lanyon, tha se 50-vjeçari ishte posedues i licencuar i armëve dhe kishte të regjistruara gjashtë armë zjarri, të cilat u gjetën në zonën e Bondi Beach.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe dy mjete shpërthyese të improvizuara aktive, të cilat janë neutralizuar me sukses nga njësitë e specializuara. Gjithashtu, gjatë natës janë bastisur dy prona në periferi të Sydney-t, në Campsie dhe Bonnyrigg, në kuadër të hetimeve.

Komisioneri Lanyon theksoi se aktualisht po hetohen motivet e sulmit dhe se deri më tani nuk ka pasur indikacione se autorët po planifikonin një akt të tillë. Ai nuk ka komentuar raportimet për gjetjen e ndonjë flamuri ekstremist në vendin e ngjarjes.

Si masë sigurie, policia ka dislokuar 328 oficerë shtesë për të ofruar mbrojtje dhe mbështetje për komunitetin hebre në Sydney.

Ndërkohë, kryeministri Albanese është zotuar se do të angazhojë të gjitha resurset e nevojshme për t’iu përgjigjur sulmit dhe ka theksuar se Australia do të veprojë fuqishëm për të “çrrënjosur antisemitizmin” nga shoqëria australiane.

You Might Also Like

VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?

Kryebashkiaku i Minneapolis u thotë agjentëve të Trump të “largohen nga qyteti” pas vrasjes së gruas

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Kosova Times December 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla: Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 24, 2023
Petrisch flet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE dhe kërkesa e Serbisë për ushtrinë
Arlind Ajeti zyrtarisht transferohet te Bodrumspor
Pothuajse 40% e zviceranëve thanë se nuk ishin fetarë, numri i katolikëve në rënie
Haradinaj takon Cholletin: Nevojë urgjente, ujdia me njohje reciproke
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?