Në një reagim, në Facebook, Maqedonci thekson se dhimbja është më e madhe duke pasur parasysh se ushtarët ishin nga shteti i IOWA, një shtet mik i Kosovës, me të cilin Kosova ka bashkëpunim në kuadër të programit për partneritet mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare.

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Major Gjeneral Stephen E. Osborn, Komandant i Gardës së IOWA, Guvernatoren Kim Reynolds dhe gjithë qytetarëve të IOWA dhe SHBA-së”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar gjithashtu se angazhimi i Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri në botë është një mision fisnik, për të cilin Kosova është shumë falënderuese.