By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?
Opinion

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

Kosova Times
Last updated: 2025/12/14 at 8:20 PM
Kosova Times Published December 14, 2025
Share
SHARE

Nga Vladimir Muçaj

Populli, në thjeshtësinë dhe urtësinë e tij, ka lënë shprehje që vlejnë sa dhjetëra analiza politike. “Uji që nuk qarkullon, qelbet” – thotë një prej tyre. Dhe pikërisht ky citim popullor mund të shërbejë si boshti referues për një refleksion analitik mbi ciklin politik të Partisë Socialiste, sot në mandatin e saj të katërt qeverisës.

Pas më shumë se një dekade në pushtet, pyetjet që lindin janë të pashmangshme: a është konsumuar kjo forcë politike? A ruan ende idealizmin programor dhe burimet njerëzore që e sollën në pushtet? A funksionon realisht si një parti e organizuar nga baza drejt qendrës, mbi parimet e statutit, kontributit dhe meritokracisë? Apo është shndërruar në një parti që dëgjon gjithnjë e më pak publikun dhe gjithnjë e më shumë grupe të caktuara interesi, duke mbajtur statutin në letër, por jo në praktikë?

Nëse këto pyetje i marrim një e nga një dhe përpiqemi t’u japim përgjigje pa pasion partiak, por me sy kritik, del në pah një element dominues: niveli i lartë i konsumimit politik. Pavarësisht disa arritjeve të padiskutueshme në sektorë të caktuar gjatë viteve të qeverisjes, është e dukshme se Partia Socialiste është shkëputur gradualisht nga baza e saj ideale – nga aktivistët, nga fryma e meritokracisë dhe nga energjia e brendshme që e karakterizonte në fazat e para.

Kjo shkëputje vërehet qartë në bazë. Aty ku dikur gëlonte debat, angazhim dhe shpresë, sot kanë mbetur kryesisht nostalgjikët e vjetër, ndërsa brezi i ri e ka gjithnjë e më të vështirë të përfaqësohet, të aktivizohet dhe të ndjejë se ka një rol real. Në vend të garës së ideve, dominojnë grupazhet; në vend të transparencës, sulmet pas shpine mes individëve dhe grupeve të interesit. Një fenomen i theksuar gjatë mandatit të tretë dhe i shtuar ndjeshëm në mandatin e katërt.

Konsumimi i kësaj force politike reflektohet edhe në performancën parlamentare. Një pjesë e madhe e deputetëve nuk kanë arritur të krijojnë një profil të spikatur, as profesional e as publik. Prioriteti duket se ka qenë sigurimi i shumicës numerike në Kuvend, më shumë sesa përzgjedhja mbi bazën e kontributit, përfaqësimit dhe profesionalizmit. Kjo qasje ka prodhuar një tjetër pasojë serioze: vakum dhe mos-përfaqësim në nivelet e larta drejtuese, duke thelluar hendekun mes qendrës dhe bazës – pikërisht atij themeli mbi të cilin ndërtohet çdo parti politike funksionale.

Nga ky këndvështrim, Partia Socialiste duket se po shkon drejt një konsumimi të thellë, si pasojë e pushtetit të gjatë në kohë, por jo vetëm. Ajo mbetet një forcë e fortë, pa dyshim, falë pushtetit që mban dhe mekanizmave që ky pushtet ofron. Por po aq e vërtetë është se kjo forcë përfiton edhe nga përballja me një opozitë të fragmentizuar, të rënduar nga gabimet dhe mëkatet e së shkuarës dhe të së tashmes së saj.

Në këto kushte, Partisë Socialiste i nevojitet më shumë se kurrë një “tundje” e thellë – nga baza deri në majën e piramidës. Një rikthim te qarkullimi i brendshëm i ideve, njerëzve dhe përgjegjësive. Sepse pa këtë qarkullim, edhe forcat më të mëdha politike rrezikojnë të mbeten peng të vetvetes. A do të ndodhë kjo? Kjo mbetet një pyetje e hapur – dhe, për momentin, pa përgjigje.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times December 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Boletini: Pa e kryer procedurën komisioni, s’ka vendim nga bordi

Kosova Times Kosova Times July 27, 2024
Askush nuk e di se kush është autori i një libri misterioz më shumë se 500 vjeçar, përmbajtja e të cilit ka tronditur të gjithë
Tahiri: Ç’është kjo heshtje në Vetëvendosje për mostrat e rastit Dehari?
Një 10-vjeçar nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
Krasniqi: Të gatshëm për krijimin e qeverisë nëse dështon VV
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?